PËR PROJEKTIN

Këtë vit rreth 2.000 çifte bashkëshortore dhe individë do të mund ta realizojnë dëshirën e tyre më të madhe dhe të kenë shtëpinë e tyre! Me projektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë “BLEJ SHTËPI, BLEJ BANESË” qytetarët do të mund të aplikojnë për kredi për banim të subvencionuar, duke filluar prej 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Këto kredi mund të shfrytëzohen për ndërtimin ose mbindërtimin e shtëpisë ose blerje të banesës së re.