PËR PROJEKTIN

Këtë vit rreth 2.000 çifte bashkëshortore dhe individë do të mund ta realizojnë dëshirën e tyre më të madhe dhe të kenë shtëpinë e tyre! Me projektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë “BLEJ SHTËPI, BLEJ BANESË” qytetarët do të mund të aplikojnë për kredi për banim të subvencionuar, duke filluar prej 25 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2016. Këto kredi mund të shfrytëzohen për ndërtimin ose mbindërtimin e shtëpisë ose blerje të banesës së re.