PYETJET E PARASHTRUARA MË SHPESH
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME, DEDIKIMI I KREDISË
Kush mundet ti shfrytëzojë benificionet e Ligjit për subvencionimin e kredisë për banim?
Ligji për subvencionimin e kredisë për banim vlen për të gjithë personat fizikë të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë, kanë vendbanim të përhershëm në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë ligj (të shpjeguara në pjesën II të këtij Lajmërimi).
A mund të aplikoj për dy variantat ose duhet të përcaktohem vetëm për njërën?
Gjatë aplikimit personi duhet të përcaktohet vetëm për njërën variantë të subvencionimit të kredisë për banim me mjetet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, edhe atë:
- gjysma e anuitetit mujor në shumë të barabartë në pesë vitet e para të pagesës së kredisë, ose
- gjysma e pjesëmarrjes për banesën ose shtëpinë, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% të vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë për banim, gjegjësisht jo më shumë se 6.250 euro në vlerë të denarit.
Në çfarë rasti mjetet e subvencionuara janë pa kthim e në cilat raste ato kthehen?
Mjetet për subvencionim të kredisë për banim, ku subvencionohet gjysma e anuitetit mujor në pesë vitet e para të pagesësë së kredisë janë pa kthim vetëm në rast të pagesës së rregullt të kredisë, ndërsa mjetet e subvencionuara për obcionin e dytë (25% pjesëmarrje) konsumatorët janë të obliguar t’ia kkthejnë Ministrisë së Financave pas kalimit të 20 viteve që nga dita e miratimit të kredisë, pa interes në pesë këste të barabarta vjetore.
A vlen Ligji për ndërtimin e shtëpisë në fshat?
Ligji për subvencionimin e kredisë për banim vlen për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, nëse personi i plotëson kriteret dhe dispozitat e parapara me ligj.
A mund të aplikohet për kredi të subvencionuar për banim për blerje të banesës/shtëpisë në vend tjetër, jo në atë ku jetoj?
Ligji për subvencionimin e kredisë për banim vlen për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe nuk parashtron kufizim të tillë. Por, duhet theksuar se konsumatori i kredisë së subvencionuar për banim ka për obligim për parashtrimin e formularit për ndërrimin e vendbanimit në adresën e banesës/shtëpisë së re deri te organi kompetent në afat prej 60 ditësh nga dita e e hyrjes në fuqi të zotërimit të kërkuesit të kredisë së subvencionuar.
Tanimë kemi banesë prej 38m2. Dëshira jonë është të blejmë banesë më të madhe ndërsa paraprakisht ta shesim banesën ekzistuese. A mund të jemi pjesë e ndonjërit obcion të ofruar?
Në pajtim me dispozitat e ligjit, është paraparë mundësia të shfrytëzohet kredia e subvencionuar nëse kërkuesi ka në pronësi një banesë ose shtëpi të cilën e shet për blerje të banesës/shtëpisë më të madhe për nevojat e banimit personal.
A do të subvencionohet çdonjëri që i plotëson kushtet për subvencionim ose do të subvencionohet në bazë të ndonjë sistemi?
Nëse i plotësoni kushtet për miratimin e kredisë së subvencionuar me Ligjin për subvencionimin e kredisë për banim, pas kërkesës së miratuar për kredi për banim nga banka afariste, Ministria e Financave pas përfundimit të thirrjes publike (nëse janë parashtruar kërkesa, numri i të cilave ka tejkaluar mjetet e pararpara buxhetore për këtë projekt), do të vendosë për kërkesat e parashtruara për kredi të subvencionuar me shfrytëzimin e sistemit elektronik për zgjedhjen e konsumatorëve të kredive. Kriteret për zgjedhjen e konsumatorëve të kredive janë të ardhurat mujore të kërkuesit, gjegjësisht familjes së kërkuesit dhe shuma e kredisë së kërkuar, gjatë së cilës përzgjedhje përparësi kanë kërkuesit me të ardhura më të ulëta dhe kërkesat për shumë më të ulët të kredisë.
II. KUSHTET, MËNYRA DHE PROCEDURA E SUBVENCIONIMIT TË KREDISË PËR BANIM
Kush ka të drejtë të aplikojë dhe cilat janë kushtet për shfrytëzimin e benificioneve të Ligjit për subvencionim të kredisë për banim?
Subvencionimin e kredisë për banim mund ta shfrytëzojë personi fizik i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë, ka vendbanim të përhershëm në territorin e Republikës së Maqedonisë, i plotëson kushtet për marrjen e kredisë për banim, të cilat parashihen nga bankat afariste dhe nëse nuk ka në pronësi të veten, pronësi të përbashkët me bashkëshortin/bashkëshorten, ose në pronësi të bashkëshortit/bashkëshortes banesë, gjegjësisht shtëpi, ose në pronësi ka vetëm një banesë ose një shtëpi të cilën e shet për blerje të banesës më të madhe, gjegjësisht shtëpi për nevojat personale për banim- personi ose partneri bashkëshortor nuk shfrytëzon kredi tjetër për banim në ditën e parashtrimit të kërkesës për kredi të subvencionuar për banim, - personi i cili nuk është në marrëdhënie bashkëshortore ka të ardhura të përgjithshme mujore të cilat nuk tejkalojnë shumën prej 900 euro në vlerë të denarit të llogaritura me kursin e mesëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në ditën e parashtrimit të kërkesës për kredi të subvencionuar për banim dhe - personi ka konfirmuar me deklaratë të firmosur nga noteri se nuk do ta japë me qera banesën, gjegjësisht shtëpinë, se nuk do ta ngarkojë shtesë patundshmërinë me hipotekë dhe nuk do ta tjetërsojë banesën, gjegjësisht shtëpinë e blerë ose të ndërtuar me mjetet e kredisë së subvencionuar në periudhën prej pesë viteve të para që nga fillimi i pagesës së kredisë. Por, personi ose partneri bashkëshortor i cili e ka tjetërsuar ose në formë tjetër ka poseduar të drejtën e pronësisë së banesës ose shtëpisë pas 1 gushtit të vitit 2011, nuk ka të drejtë në subvencionimin e kredisë për banim, përpos në rast se ka një banesë ose shtëpi në territorin e Republikës së Maqedonisë të cilën pronë e shet për blerje të banesës së re, gjegjësisht ndërtimit të shtëpisë më të madhe për nevojat personale të banimit. Subvencionimi i kredisë për banim mund ta shfrytëzohet vetëm për blerje të banesës së re ose ndërtimin e shtëpisë së re, nëse çmimi shitës i m2 neto hapësirës shfrytëzuese për banim me tatim të përfshirë të vlerës së shtuar nuk tejkalon 900 euro në vlerë të denarit me kursin e mesëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në ditën e parashtrimit të kërkesës për kredi të subvencionuar për banim. Kërkesa për kredi për banim dhe dokumentacioni i nevojshëm parashtrohen tek banka afariste e përzgjedhur gjatë kohëzgjatjes së thirrjes publike. Banka afariste vlerëson dhe vendos për aftësinë kreditore të kredikërkuesit, në bazë të së cilës vendos për miratim ose refuzim të kërkesës. Pas mbarimit të thirrjes publike, nëse janë parashtruar kërkesa, numri i të cilave ka tejkaluar mjetet e pararpara buxhetore për këtë projekt Ministria e Financave do të vendosë për kërkesat e parashtruara për kredi të subvencionuar me shfrytëzimin e sistemit elektronik për zgjedhjen e konsumatorëve të kredive. Kriteret për zgjedhjen e konsumatorëve të kredive janë të ardhurat mujore të kërkuesit, gjegjësisht familja e kërkuesit dhe shuma e kredisë së kërkuar, gjatë së cilës përzgjedhje përparësi kanë kërkuesit me të ardhura më të ulëta dhe kërkesat për shumë më të ulët të kredisë.
Jam konsumator i kredisë për banim dhe atë e shfrytëzoj pesë vite, më kanë ngelur edhe 10 vite për pagesë. Sa është shansi të fitohen mjetet nga projekti?
Në pajtim me dispozitat e Ligjit për subvencionim të kredisë, personi ose partneri i tij bashkëshortor nuk ka të drejtë të ketë marrë kredi tjetër për banim. Njëkohësisht, informojmë se në pajtim me këtë ligj nuk parashihet transformimi nga një kredi në kredi tjetër, si dhe kredia e subvencionuar miratohet për kredi për të cilën është parashtruar kërkesë pas fillimit të zbatimit të këtij ligji (01.01.2012), në pajtim me thirrjen publike të shpallur për aplikim (në fund të janarit të vitit 2012), deri te banka afariste e cila miraton kredi për blerje të banesës ose ndërtimin e shtëpisë.
Çka nëse çifti bashkëshortor nuk është në marrëdhënie pune, ndërsa nuk kanë asnjëlloj vendi për banim?
Që të mundet personi të aplikojë për kredi të subvencionuar, krahas kushteve të parapara me Ligjin për subvencionim të kredisë nevojitet ti plotësojnë kushtet për marrjen e kredisë të cilat i parashohin bankat afariste, ku njëri nga kushtet kryesore për marrjen e kredisë është që kredikërkuesi të jetë në marrëdhënie të rregullt pune. Për personat me rrezik social dhe grupet tjera të prekura në vijim është realizimi i projekteve për lloj tjetër të ndihmës, nëpërmjet ministrive kompetente.
Sa kohë duhet të jemi në marrëdhënie bashkëshortore për ti plotësuar kushtet?
Ligji për subvencionim të kredisë për banim nuk bën dallimin në gjendjen familjare ose bashkëshortore të personit. Përkatësisht, nuk ekziston kusht në lidhje me atë se sa vite duhet të jetë në marrëdhënie bashkëshortore për të marrë kredi të subvencionuar, ndërsa theksojmë se personi nuk është e nevojshme të jetë në marrëdhënie bashkëshortore që të mundet ti shfrytëzojë benificionet e Ligjit për subvencionim të kredisë për banim. A mundet kredinë e subvencionuar ta shfrytëzojnë personat e rinj të cilët ende nuk janë në marrëdhënie bashkëshortore, ndërsa punojnë dhe janë të aftë për kredi ose prindër që përkujdesen vetë për fëmijët? Ligji për subvencionim të kredisë për banim nuk bën dallimin në gjendjen familjare ose bashkëshortore të personit. Si konsumator i kredisë së subvencionuar mund të paraqitet edhe personi i cili nuk është në marrëdhënie bashkëshortore, nëse i plotëson kriteret për marrjen e kredisë për banim tek banka afariste dhe kushtet e parapara me Ligjin për subvencionim të kredisë për banim.
III. PËRMBAJTJA E KONTRATËS SË KREDISË SË SUBVENCIONUAR PËR BANIM
Çka do të përmbajë Kontrata për kredi të subvencionuar për banim?
Договорот за субвенциониран станбен кредит содржи:
Kontrata për kredi të subvencionuar për banim përmban: - Ndalesë e konsumatorit të kredisë ta japë banesën, gjegjësisht shtëpinë me qera,
- Ndalesë për ngarkim shtesë të patundshmërisë me hipotekë,
- Obligim i parashtrimit të formularit për ndërrimin e vendbanimit në adresën e banesës së re ose shtëpisë deri te organi kompetent në afat prej 60 ditëve që nga dita e hyrjes në fuqi të zotërimit të kërkuesit të kredisë së subvencionuar në banesë, gjegjësisht shtëpi,
- E drejta e bankës afariste, në rast kur konsumatori i kredisë ka vonesë së paku 90 ditë të plotësimit të çfardolloj obligimi, gjegjësisht obligimi i bankës afariste, në rast kur konsumatori i kredisë do të vonohet së paku 180 ditë në plotësimin e çfardolloj obligimi, është ta shkëputë Kontratën e kredisë, kredinë ta shpallë të arritur dhe të marrë masa për pagesën e dhunshme të kërkesës nga konsumatori i kredisë në bazë të kredisë për banim dhe subvencionit, dhe
- Ndalesë për konsumatorin e kredisë ta tjetërsojë banesën, gjegjësisht shtëpinë, të blerë gjegjësisht të ndërtuar me mjetet e kredisë së subvencionuar për banim në periudhë prej pesë viteve të para nga fillimi i pagesës së kredisë.
Pse është imponuar obligimi për parashtrimin e formularit për ndërrimin e vendbanimit në adresën e banesës ose shtëpisë së re deri te organi kompetent? Megjithatë, më lehtë është shpenzimet për jetesë të ndahen me prindërit, posaçërisht gjatë kthimit të kredisë për banim. Çka nëse shkruhet adresa e re në letërnjoftim ndërsa ata nuk jetojnë atje?
Obligimi për paraqitjen e vendbanimit në adresën e banesës së re ose shtëpisë ka për qëllim të sigurojë se kredia e subvencionuar do të shfrytëzohet për zgjidhjen e nevojave personale për banim. Gjithashtu ky obligim është dispozitë edhe në Ligjin për lajmërimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve dhe Ligjit për letërnjoftime.
A mundet kredinë e subvencionuar ta shfrytëzojnë personat e rinj të cilët ende nuk janë në marrëdhënie bashkëshortore, ndërsa punojnë dhe janë të aftë për kredi ose prindër që përkujdesen vetë për fëmijët?
Ligji për subvencionim të kredisë për banim nuk bën dallimin në gjendjen familjare ose bashkëshortore të personit. Si konsumator i kredisë së subvencionuar mund të paraqitet edhe personi i cili nuk është në marrëdhënie bashkëshortore, nëse i plotëson kriteret për marrjen e kredisë për banim tek banka afariste dhe kushtet e parapara me Ligjin për subvencionim të kredisë për banim.
IV. KTHIM I PARAKOHSHËM I KREDISË SË SUBVENCIONUAR PËR BANIM
A mundet kredia të kthehet edhe para kalimit të 20 viteve?
Në pajtim me dispozitat e Ligjit për subvencionimin e kredisë për banim, kredia e subvencionuar miratohet me afat kthimi i cili nuk është më i shkurtër se 20 vjet. Në rast të kthimit të parakohshëm vullnetar të kredisë së subvencionuar për banim, mjetet arrijnë për pagesë së bashku me kredinë e subvencionuar dhe konsumatori është i obliguar t’ia kthejë menjëherë Ministrisë së Financave nëpërmjet bankës afariste.
Cilat janë pasojat në rast të vonesës së kthimit të kredisë?
Në pajtim me Ligjin për subvencionimin e kredisë për banim, banka ka të drejtë në rastet kur konsumatori i kredisë vonohet së paku 90 ditë në përmbushjen e çfardolloj obligimi, gjegjësisht obligimi kur konsumatori i kredisë do të vonohet së paku 180 ditë në plotësimin e çfardolloj obligimi, është ta shkëputë Kontratën e kredisë, kredinë ta shpallë të arritur dhe të marrë masa për pagesën e dhunshme të kërkesës nga konsumatori i kredisë në bazë të kredisë për banim dhe subvencionit.
V. PYETJE NË LIDHJE ME INTERESIN
Sa mund të arrijë maksimumin interesi në afatin e kthimit gjatë atyre 20 viteve?
Nëse personi është konsumator i obcionit gjysmë-gjysmë, interesi në tri vitet e para do të jetë më së shumti deri 4.99%, ndërsa vitin e katërt dhe të pestë më së shumti deri 5.5%. Në periudhën në vijim, norma e interesit do të jetë në korniza të politikës së bankës për kreditimin për banim. Nëse personi është konsumatorë i obcionit 50% e pjesëmarrjes, interesi është i përkufizuar në EURIBOR + 4.5 p.p., që do të thotë se në interes një pjesë e caktuar do të jetë fleksibile dhe do të varet nga norma e interesit ndërbankiar të bankave evropiane, derisa pjesa tjetër e interesit është fikse (4.4 p.p.). Normën e interesit ndërbankiar të bankave evropiane mund ta kontrolloni çdo moment në linkun në vijim: http://www.euribor-rates.eu